Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është takuar me zëvendësndimësin e sekretarit të shtetit, Gabriel Escobarin, njëherit emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.
Kreu i PDK-së është në vizitë në SHBA, ndërsa me Escobarin ka diskutuar për situatën politike në Kosovë, siç është njoftuar në profilin e Krasniqit në Facebook.
“Z. Escobar i shpreha edhe një herë qëndrimin e vazhdueshëm të PDK-së në lidhje me procesin e dialogut me Serbinë dhe nevojën e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme, që përfshinë njohjen reciproke. Për Kosovën, rreshtimi dhe koordinimi me SHBA-të është i pa alternativë në rrugën e integrimit dhe forcimit të shtetit tonë. Fuqizimi i raporteve bilaterale dhe strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve është i padiskutueshëm dhe i pandryshueshëm”, tha thënë ai.