Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka theksuar se me vlerën e koeficientit të pagave prej 105 eurove, të cilin Qeveria e Kosovës e ka miratuar në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, paga mesatare ne sektorin publik do të jetë 730 euro.
“Buxheti i tërësishëm për paga në vitin e kaluar ka qenë 640 milionë euro, për vitin aktual kemi buxhetuar 745.5 milionë euro, që paraqet një rritje prej 105.5, milionë euro që përbën rritjen më të larë nga vitit në vit historikisht ... rritje prej mbi 100 milionë euro për pagat e rregullta nuk ka pasur asnjëherë. Kjo pastaj përkthehet edhe në pagën mesatare që nëse i marrim për shërbimin publik në vendin tonë ka qenë 620 euro, ndërsa me ligjin e ri paga mesatare bruto do të bëhet 730 euro për vitin 2023, e që përkthehet mesatarisht në një rritje prej 110 eurosh”, është shprehur Murati në mbledhjen e Qeverisë.
Sipas tij kjo rritje është shpërndarë varësisht nga kategoritë por se bën një rritje substanciale prej 17 për qind.