Arbëri

Murati jep shenja për tërheqje nga politika që ndikoi në rritjen e tatimit në pronë

Foto: Alban Bujari / KOHA
 

Ministri Hekuran Murati arsyetoi në dy paraqitje publike gjatë ditës, rivlerësimin që u është bërë pronave, e që ka pasur ndikim në rritje të tatimit. Por, ai dha sinjale se Qeveria është e gatshme të gjejë një formulë, nëpërmjet së cilës qytetarët nuk do ta ndienin rritjen sivjet. Deputetët ia kundërshtuan propozimet dhe i kërkuan ta pezullojë vendimin për rivlerësim të pronave.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka dhënë sinjale se Qeveria është e gatshme të gjejë një formulë, nëpërmjet së cilës qytetarët nuk do ta ndienin rritjen e tatimit, të reflektuar pas rivlerësimit të pronave.

Murati tha se Qeveria është në proces të hartimit të Ligjit të ri për pronat, me të cilin do të parashihet tatimi progresiv. Sipas tij, në këtë ligj mund të përfshihet një dispozitë që parasheh lehtësira për vitin aktual.