Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se ata që kanë vështirësi për të paguar obligimet e tyre tatimore, tashmë kanë të drejtë që të kërkojnë t’i paguajnë ato me këste për një periudhë të caktuar.
Por, për ta bërë këtë, tatimpaguesi duhet ta dëshmojë se ka vështirësi financiare dhe pastaj të bëjë marrëveshje “të arsyeshme” me ATK-në për pagesat.
“Nga tatimpaguesi pritet që të paguajë detyrimin tatimor në shumë e duhur dhe në kohën e duhur, siç është e përcaktuar me ligj. Nëse tatimpaguesi ka vështirësi të përkohshme financiare të cilat mund të shkaktojnë vonesa në shlyerjen e obligimeve tatimore, tatimpaguesi ka të drejtë të kërkojë që obligimet t’i paguajë me këste, duke bërë një plan pagese për një periudhë të arsyeshme kohore. Për ta bërë këtë, tatimpaguesi duhet të dëshmojë për vështirësitë financiare, të dakordohet me ATK-në për një marrëveshje të arsyeshme për pagesa dhe ta respektojë atë marrëveshje”, thuhet në njoftimin e ATK-së.