Arbëri

“Demostat”: Në rast të një marrëveshjeje me Kosovën, Vuçiqi s'do të ishte nënshkrues

Ana bernabiq aleksandar vucic serbia

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, që ka qenë negociatori kryesor i Serbisë në bisedime me Kosovën për shumë vjet me radhë, nuk do të duhet të vërë nënshkrim në marrëveshje edhe nëse arrihet ajo. Këtë duhet ta bëjë kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, raporton qendra kërkimore e botuese “Demostat”.

Sipas, “Demostat”, Vuçiq këtë e ka thënë edhe vetë ndër rreshta në konferencë për media të hënën kur foli për propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Beograd – Prishtinë.

“Unë e di se çfarë do të vendosi, por jo në emër të Serbisë. Në emër të Serbisë, kuptohet, vendosin organe tjera shtetërore e ndoshta edhe qytetarët, pasi përndryshe do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë”, tha Vuçiq.

Është normale që marrëveshja të nënshkruhet nga kryeministrja Ana Bërnabiq, pasi kjo thuhet edhe në dispozitat e Kushtetutës së Serbisë.

Kur ishte nënshkruar Marrëveshja e Brukselit më 19 prill të vitit 2013, kryeministri i Serbisë atëbotë Ivica Daçiq e nënshkroi atë.

Profesoresha e drejtësisë Vesna Rakiq Vodineliq, për “Demostat” thotë se marrëveshja mes Kosovës e Serbisë do të ketë të gjitha karakteristikat e një marrëveshjeje ndërkombëtare.

“Ekziston një dispozitë e qartë në Kushtetutës, sipas së cilës thuhet se Qeveria zhvillon politikën e brendshme dhe të jashtme. Ajo që ndodhi në vendin tonë është se Vuçiqi mori kompetencat e autoriteteve tjera ekzekutive e ndonjëherë edhe gjyqësore”, tha Vesna.