Arbëri

Kurti s’ka pranuar asnjë kërkesë nga Lajçaku për takim

Foto: Zyra e Kryeministrit
 

Një takim midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, nuk pritet të ndodhë me ardhjen e Lajçakut të mërkurën në Prishtinë.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i ka thënë KOHËS se nuk kanë pranuar asnjë kërkesë zyrtare nga Lajçaku për takim me Kurtin.