Arbëri

Përfaqësuesi britanik në KiE: Anëtarësimi i Kosovës s’duhet të mbahet peng i dialogut

 

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës po diskuton për tensionet e fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë. Aty, përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar, John Howel, iniciues i debatit, tha se aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk duhet të mbahet peng i përparimit të dialogut me Serbinë.

Ai ka inkurajuar shtetet e tjera që të mbështesin aplikimin e Kosovës.