Arbëri

Rohde pajtohet me deklaratën e Cholletit që të ecet përpara me Asociacionin

Joern Rohde
 

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se është plotësisht dakord me deklaratën e këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, që të ecet përpara me diskutimet për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Chollet njoftoi dje se ka folur me kryeministrin Albin Kurti, ku kanë diskutuar për propozimin evropian dhe krijimin e Asociacionit.