Të martën në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), në pjesën e parë të ditës parashihen reshje shiu, ndërsa pasdite pritet dobësim i tyre.
Në juglindje dhe lindje të vendit, pasdite nuk parashihet të ketë reshje.
“Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri 3 më e ulëta, ndërsa ato maksimale prej 3 deri 5 gradë celsius”, thuhet në njoftim.