Arbëri

IKSHPK-ja bën thirrje që të vlohet uji i pijes

 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë thirrje që të vlohet uji i pijes që qytetarët e përdorin nga ujësjellësi ose bunarët, pasi reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar trubullira.

Sipas IKSHPK-së, uji para përdorimit patjetër të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike.