Arbëri

Tahiri kërkon mbështetjen e deputetëve për Trustin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, iu bëri thirrje deputetëve që ta mbështesin Projektligjin për Trustin, që sipas tij, do t’i ndihmojë qytetarët në përballjen me krizën ekonomike.

Ai deklaroi të hënën para mediave se ky projektligj vjen si rezultat i krizës dhe i mosintervenimit të Qeverisë.

“Projektligji për Trustin kërkesë e qytetarëve që vije si rezultat i krizës dhe mos intervenimin e Qeverisë do të jetë si pikë e parë e rendit të ditës në seancën e parë të sesionit pranveror që do të mbahet të enjten. Ne shpresojë që gjithë deputetët të reflektojnë karshi kësaj kërkese e cila do ta zbusë sado pak gjendjen e rëndë ekonomike të qytetarëve të vendit dhe shpresojmë që të enjten të kalojë në lexim të parë”, deklaroi Tahiri.