Të shtunën në Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë celsius”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK).
Ndërkaq të dielën, sipas IHK-së parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë celsius”, thuhet në njoftimin për të dielën.
Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.