Arbëri

Pas vendimit të Kushtetueses, AAK-ja kërkon heqjen e kriterit për 15 vjet përvojë pune për kontributdhënësit

Foto: Driton Paçarada - KOHA
 

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka kërkuar nga deputetët që të mbështesin ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, në mënyrë që të hiqet kriteri për 15 vjet përvojë pune para luftës, për të përfituar pension kontributdhënës.

Dreshajt të martën në një konferencë për media, ka thënë se nisma ligjore të cilën si parti e kanë proceduar në Kuvend në maj të vitit të kaluar, duhet të mbështetet, sidomos pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me këtë Ligj.