Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, ka thënë se Serbisë nuk i ka pëlqyer përgjigjja e KFOR-it lidhur me kërkesën e tyre për sjelljen e mijëra trupave të saj ushtarake në Kosovë.
Tahiri ka shkruar të shtunën në Facebook, se po t’i pëlqente, që moti do ta bënte publike.
“Serbisë nuk i ka pëlqyer përgjigjja e KFOR-it! Përndryshe do të ngutej ta bëjë publike”, ka shkruar Tahiri.
KFOR-i e ka konfirmuar për KOHËN se i ka kthyer përgjigje Serbisë në kërkesën e saj, mirëpo ka refuzuar të japë detaje.