Arbëri

KFOR-i sot do të largojë kamionët e mbetur në barrikadën te "Përroi i Zhazhës”

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot (e enjte), njësitet e KFOR-it do të largojnë kamionët e dëmtuar, të cilët kanë qenë të vendosur në lokacionin e quajtur "Përroi i Zhazhës".

Policia ka njoftuar se për shkaqe të sigurisë për dy orë në mesditë, do të mbyllet rruga në drejtimin Mitrovicë – Jarinje.

“Për shkaqe pune dhe sigurie, nga mëngjesi një korsi e rrugës mbyllet për qarkullim, përderisa në mesditë përreth dy orë do të mbyllet komplet rruga për qarkullim në drejtimin Mitrovicë - Jarinje, deri sa të largohen mjetet e rënda, për t’u mundësuar qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas njoftimit përgjatë kësaj kohe njësitet policore do të asistojnë KFOR-in, si dhe do të ri-orientojnë trafikun.