Arbëri

BQK-ja: Sivjet parashihet rritje ekonomike prej 4 për qind

 

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, bëri të ditur se parashikimet e BQK-së për këtë vit janë që norma e rritjes ekonomike të jetë rreth 4 për qind.

Ai deklaroi se për vitin 2023, parashihet ulje të inflacionit (zbritje të çmimeve) në 6 për qind, normë kjo e cila siç thekson ai, do t’i kontribuojë rritjes ekonomike.