Mërgimtarët thonë se u sulmuan me shok-bombë afër Merdarit

Mërgimtarët thonë se u sulmuan me shok-bombë afër Merdarit
Mërgimtarët që u detyruan të ktheheshin nga pika kufitare në Merdar, kanë rrëfyer për KOHËN se janë sulmuar me shok-bombë nga persona që qëndruan në barrikada.
“Kemi pas provokime, ku njëri prej serbëve që e ka bllokuar rrugën na ka gjuajtur me një shok-bombë në drejtim tonin”, ka thënë V.Z. [emër i njohur për redaksinë].
Rruga që të çon në Merdar nga Serbia është bllokuar gjatë mbrëmjes të së martës. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka bërë thirrje që ky vendkalim kufitar të shmanget nga ata që udhëtojnë drejt Kosovës.
Mërgimtarët detyrohen të kthehen nga rruga që të çon në Merdar
Mërgimtarët që ia kanë mësyrë Kosovës nga pika kufitare në Merdar raportojnë se janë detyruar të kthehen për të kërkuar rrugë alternative pas barrikadave që kanë vendosur serbët në rrugën që të çon te kjo pikë kufitare.
Në adresë të KOHËS ka ardhur një video e cila tregon se rruga që të çon në Merdar nga Serbia është bllokuar.
Mërgimtari V.Z.(emër i njohur për redaksinë), ka folur për KOHËN duke thënë se ata janë detyruar të kthehen nga Merdarja, për në pikën kufitare Dheu i Bardhë.
“Jemi rreth 15 vetura, nga Austria, Gjermania. Rruga ka qenë e bllokuar në Merdar dhe jemi detyruar që të kthehemi mbrapsht, për të vazhduar te Dheu i Bardhë. Videon e kam bërë rreth orës 20:25”, ka thënë ai.
RTS-ja ka raportuar se rreth 20 persona kanë bllokuar rrugën nga drejtimi i Kurshumlisë në drejtim të Podujevës me një kamion dhe traktor në shenjë mbështetje për serbët në Kosovë.
Serbët vendosin barrikada në rrugën për Merdar
Një grup prej 20 personash kanë bllokuar pikën kufitare në Merdar nga drejtimi i Kurshumlisë në drejtim të Podujevës, ka raportuar RTS të martën në mbrëmje.
Ata vendosën një kamion dhe traktorë në shenjë mbështetje për serbët në Kosovë.
Ata njoftuan, sipas RTS, se do të qëndrojnë deri në një njoftim të dytë dhe shprehën shpresën se do të kenë mbështetje më të madhe.
Merdarja është pika kufitare më e përdorur nga diaspora që vjen në Kosovë, veçanërisht gjatë sezonit të verës dhe dimrit.
Situata në veri vazhdon të jetë e tensionuar. Serbët kanë vendosur barrikada që nga 9 dhjetori, si kundërshtim për arrestimin e ish-policit Dejan Pantiq, që dyshohet se organizoi sulmet ndaj komisioneve komunale zgjedhore.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Shoqëria civile thotë se reforma në drejtësi ka mbetur në udhëkryq: Qeveria dështoi

“PISA 2022”: Kosova, pothuajse në fund për lexim e shkencë

Kurti për vrasjen e Liridona Ademajt e 14-vjeçares në Shkup: S’mjafton vetëm arrestimi

Halitjaha thotë se UÇK-ja nuk pati as burgje e as gjykata ushtarake

Vdiq Shaip Morina, specialist i Kirurgjisë së Përgjithshme

Ish-ministri i Jashtëm lirohet nga akuza për mosraportim të pasurisë

“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, sot protestohet në Prishtinë

Moti sot në Kosovë

Januzi: Minatorët u tradhtuan, pagat e tetorit i morëm tek më 27 nëntor

Deputeti i LVV-së për vrasjen e Liridona Ademjat: Do të votoja për rikthimin e dënimit me vdekje

Vihet në dyshim regjistrimi i krimeve të luftës
