Arbëri

Serbët vendosin barrikada në rrugën për Merdar

Një grup prej 20 personash kanë bllokuar pikën kufitare në Merdar nga drejtimi i Kurshumlisë në drejtim të Podujevës, ka raportuar RTS të martën në mbrëmje.

Ata vendosën një kamion dhe traktorë në shenjë mbështetje për serbët në Kosovë.

Ata njoftuan, sipas RTS, se do të qëndrojnë deri në një njoftim të dytë dhe shprehën shpresën se do të kenë mbështetje më të madhe.

Merdarja është pika kufitare më e përdorur nga diaspora që vjen në Kosovë, veçanërisht gjatë sezonit të verës dhe dimrit.

Situata në veri vazhdon të jetë e tensionuar. Serbët kanë vendosur barrikada që nga 9 dhjetori, si kundërshtim për arrestimin e ish-policit Dejan Pantiq, që dyshohet se organizoi sulmet ndaj komisioneve komunale zgjedhore.