Arbëri

Ministria e Mbrojtjes e Letonisë njofton për sulmin ndaj ushtarëve letonezë në Zubin-Potok

 

Ministria e Mbrojtjes e Letonisë në faqen e saj në Twitter ka raportuar se ushtarët letonezë të KFOR-it janë përballur me të shtëna armësh në veri të Kosovës të dielën.

“Të dielën, më 25 dhjetor, të shtëna ka pasur në drejtim të paqeruajtësve letonezë teksa ata po kryenin një patrullë në Kosovë. Nga ngjarja nuk ka viktima. Policia e Kosovës dhe NATO_KFOR kanë nisur hetimet”, thuhet në postimin në Twitter.