Arbëri

Ischingeri i reagon Bërnabiqit: Nuk zgjidhen problemet duke nxitur dhunë

 

Diplomati gjerman Wolfgang Ischinger ka reaguar ndaj kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, në lidhje me barrikadat dhe tensionet në veri të Kosovës. Është ditat e 16-të që kur janë vendosur barrikadat në veri dhe janë bllokuar rrugët që çojnë në pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak. Po ka herë pas here edhe gjuajtje të shokë-bombave.

Ischinger të shtunën kishte thënë se është i shqetësuar me tensionet dhe se Bashkimi Evropian duhet të marrë rol vendimtar dhe urgjent. Ai ka pyetur në postim në Twitter nëse Serbisë i është bërë me dije se nxitja e dhunës ndaj një shteti fqinj si Kosova do të bëjë të pamundur vazhdimin e procesit drejt anëtarësimit në BE.