Arbëri

Mot i vranët të shtunën në Kosovë

Moti

Të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat në pjesën e dytë të ditës vende – vende parashihen të sjellin riga shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë celsius.

“Të dielën mot kryesisht i qetë, me vranësira të pjesshme dhe rreze dielli. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë celsius”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Gjatë fundjavës do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.