Arbëri

Eksperti i ekonomisë kritikon qasjen e Qeverisë për inflacionin: Ka bërë pak për qytetarët

 

Eksperti i ekonomisë, Florin Aliu, ka thënë se inflacioni ka qenë problemi kryesor ekonomik i Kosovës për vitin 2022, duke kritikuar Qeverinë se ka bërë pak për t’i ndihmuar qytetarët për ta përballuar këtë gjendje.

Sipas Aliut, inflacioni i madh është i rrezikshëm për qytetarët e rëndomtë, jo për Qeverinë e bizneset. Shton se shkaku i inflacionit të madh, Qeveria e Kosovës e ka buxhetin më të madh ndonjëherë.