Arbëri

“Pajtohen” Kurti e sindikalistët

Albin Kurti - Atdhe Hykolli - BSPK
 

Pas përplasjeve e tensioneve në fund të gushtit e fillim të shtatorit, është gjetur “gjuha e pajtimit” mes kryeministrit Albin Kurti dhe sindikalistëve.

Të premten, Kurti ka takuar kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, dhe sipas një njoftimi nga Qeveria në takim “u tha se BSPK ka mirëpritur votimin e Ligjit për Zyrtarët Publik dhe atë për Pagat në Sektorin Publik, ndërsa u vlerësua edhe ndikimi pozitiv i Pakos për përballje me inflacionin”.