Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sefaj: Masat e dhunshme s’do të nxirrnin ligj më të keq për zyrtarët publikë

Ali Sefaj, përfaqësues i shoqatave sindikale të shërbyesve civilë të nivelit qendror, ka thënë se as masat e dhunshme nuk do të mund të nxirrnin Ligj më të keq për zyrtarët publikë se ai që është miratuar në Kuvendin e Kosovës të enjten.

Sefaj ka thënë në “Interaktiv” të KTV-së se ky ligj është diskriminues dhe se do ta rrënojë administratën shtetërore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ligji për zyrtarët publikë është diskriminues, sikur ta kishin nxjerrë masat e dhunshme nuk do të mund të prodhonin ligj më të keq për administratën shtetërore. Ligjin të cilin e kanë aprovuar sot është ligj që do ta rrënojë administratën shtetërore dhe memorien institucionale të saj. Ky projektligj nuk është që e ka hartuar grupi punues që ka qenë i themeluar për ta hartuar këtë projektligj, është hartuar nga njerëz që e njohin fare pak administratën shtetërore. Duke filluar nga sindikatat, grupet punues, kolegjiumi i drejtorëve, asociacioni i komunave, BE-ja, Sigma, KDI-ja, GLPS-ja etj, kanë adresuar shqetësime dhe vërejtje”, ka thënë Sefaj.

Sipas tij, ligji do t’ia mundësojë politikës që sa herë që të ndërrojnë pushtet, t’i përfundojë edhe mandatet në administratën publike, duke rekrutuar, siç ka thënë, njerëz joprofesionalë.

“Do të krijohet hapësira me të cilën secila Qeveri që do të vijë do ta ketë cak administratën shtetërore”, është shprehur ai.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Ligjin për zyrtarët publikë të enjten. Grupet opozitare të pranishme në sallë, e kanë kundërshtuar këtë ligj.