Arbëri

Mujka – kryeshef i “Ibër-Lepencit” pa përmbushur të gjitha pikat e konkursit

 

Faruk Mujka është zgjedhur kryeshef ekzekutiv i “Ibër-Lepencit” pa e përmbushur një pikë të konkursit, e cila u kërkonte kandidatëve që në 36 muajt para aplikimit të mos ishin bartës të ndonjë posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike. E njëjta përmbajtje ndodhej edhe në deklaratën nën betim që e ka firmosur Mujka, ani se deri para një viti ai e ka drejtuar degën e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë

Kur Faruk Mujka ka konkurruar për kryeshef ekzekutiv të “Ibër-Lepencit”, ka nënshkruar një deklaratë nën betim në të cilën thuhet se në periudhën prej 36 muajsh para datës së aplikimit nuk ka qenë bartës i ndonjë posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike.

“…është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 muajsh para datës së aplikimit ka qenë (i) zyrtar i zgjedhur publik, (ii) i emëruar politik ose (iii) bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike;”, shkruhet në deklaratën nën betim, të cilën çdo kandidat gjatë aplikimit për pozitën si kryeshef duhet ta nënshkruajë.