Krasniqi: Dënimi i Mustafës i rëndë, shpresoj të korrigjohet në shkallën e dytë

- 14:27Krasniqi: Dënimi i Mustafës i rëndë, shpresoj të korrigjohet në shkallën e dytë
- 12:53Haradinaj për dënimin e Mustafës: Është vetëm një shkallë e drejtësisë, besoj në pafajësinë e tij
- 12:10“Vendim absurd”, AAK-ja e bindur se Salih Mustafa do të fitojë në apelim
- 12:04Kusari për dënimin e Mustafës: Pasojat e një veprimi të Kuvendit të Kosovës, po i bartin sot të tjerët
- 10:33Musliu pas dënimit të Mustafës: E tmerruar nga vendimi i Gjykatës në Hagë
Krasniqi: Dënimi i Mustafës i rëndë, shpresoj të korrigjohet në shkallën e dytë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pas dënimi të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Gjykata Speciale me 26 vjet burgim.
Ai ka thënë se shpreson që vendimi të korrigjohet nga shkalla e dytë. “Dënimi i sotëm Salih Mustafës, i tillë si u kumtua, është dënim i rëndë që nxitë indinjatë tek secili shqiptar. Ky vendim i sotëm, shpresojmë se do të korrigjohet në shkallën e dytë, për të dëshmuar seriozitetin dhe paanshmërinë e Gjykatës. Drejtësisë i kemi besuar gjithmonë dhe drejtësia, pashmangshëm, herëdokur, duhet dhe do ta gjejë rrugën e vet të vërtetë”, ka shkruar Krasniqi.
Ai ka thënë se lufta e UÇK-ja është dhe do të mbetet gjithmonë krenari kombëtare.
“Mbi një shekull pushtim, dhunë, agresion e mohim i çdo të drejte njerëzore, të përjetuara nga dhjetëra breza të popullit tonë, që kulmuan me gjenocidin e viteve 1998-1999, kanë qenë çmimi i lirisë që e kemi sot. Pjesë qendrore e kësaj historie krenare, të cilën nuk mund ta ndryshojë asnjëherë askush, janë çlirimtarët që po mbahen në Gjykatën Speciale pa të drejtë”, ka shkruar Krasniqi.
Ai ka thënë se fjalët e Mustafës para trupit gjykues janë fjalët e secilit që ka përjetuar pushtimin e Serbisë. “’Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë, e pashmangshme dhe e domosdoshme’. Këto fjalë të Salih Mustafës - Calit para trupit gjykues janë fjalët e secilit prej nesh që kemi përjetuar pushtimin e egër të Serbisë. Janë realiteti i historisë së Kosovës, të cilën asnjë përpjekje nuk mund ta ndryshojë e ta rishkruajë”, ka shkruar Krasniqi.
Haradinaj për dënimin e Mustafës: Është vetëm një shkallë e drejtësisë, besoj në pafajësinë e tij
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar për dënimit të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) me 26 vjet burgim, nga Gjykata Speciale.
Ai ka thënë se beson në pafajëzinë e Mustafës.
“Unë besoj fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së. Kosova e ka pranuar drejtësinë si mekanizëm për heqjen e gjitha dilemave se lufta e UÇK-së për lirinë e vendit ka qenë luftë e pastër!”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka thënë se vendimi i të premtes është vetëm një shkalle e drejtësisë dhe se shpreson që Mustafa të lirohet nga shkallët e tjera të Gjykatës.
“Dënimi sotëm i Sali Mustafës është vetëm një shkallë e drejtësisë, dhe rasti i tij në një shkallë tjetër, shpresoj ta marrë një epilog tjetër për lirinë e tij, siç ka ndodhur në plot raste të tjera, që dënimet drakoniane janë rikthyer në pafajësi!”, ka shkruar Haradinaj.
“Vendim absurd”, AAK-ja e bindur se Salih Mustafa do të fitojë në apelim
Besnik Tahiri i AAK-së ka thënë se vendimi i Gjykatës Speciale kundër Salih Mustafës duhet të apelohet.
Ai e ka quajtur dënimin me burgim prej 26 vjetësh të Mustafës, vendim absurd.
Tahiri ka shtuar se vendimi ishte i padrejtë.
“Lufta e UÇK-së ka qenë liri për liri, e drejtë kundër okupimit dhe sistemit të Millosheviqit. Ky vendim duhet të apelohet dhe drejtësia duhet të dalë në pah. Cali dhe të gjithë bashkëluftëtarët e tjera kanë bërë luftë të drejtë dhe për të gjithë shqiptarët kjo është diçka e pakapshme, e paargumentueshme dhe jam i bindur që drejtësia do të dalë e të rezultojë se ai do fitojë në apelim. Është vendim absurd”, ka theksuar Tahiri.
Kusari për dënimin e Mustafës: Pasojat e një veprimi të Kuvendit të Kosovës, po i bartin sot të tjerët
Mimoza Kusari-Lila, kryetare e GP të Vetëvendosjes, ka thënë se pasojat e krijimit të Gjykatës Speciale po barten edhe sot, ndërsa ka komentuar vendimin e gjykatës për dënimin me burgim të Salih Mustafës.
Kusari-Lila ka thënë se qëndrimi i VV-së ka qenë i qartë qysh prej kundërshtimit për krijimin e Speciales.
“Qëndrimi i VV-së në raport me gjykatën është i ditur, nuk e ka mbështet vendimin për krijim. Pjesën tjetër, janë pasoja të një veprimi që ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës dhe pasojat po i bartin të tjerët dhe do t’i bartë edhe vendi, derisa ende sot në Kosovë arrestohen ata që kanë kryer krime lufte ndaj popullatës civile, kemi pasë ditëve të fundit 1-2 arrestime të përfaqësuesve të ish-policisë serbosllave dhe Gjykata synon ta barazojë agresorin me viktimën dhe është tepër e rëndë”.
Musliu pas dënimit të Mustafës: E tmerruar nga vendimi i Gjykatës në Hagë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar pas dënimit me 26 vjet Burgim të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, nga Gjykata Speciale.
“E tmerruar nga vendimi i Gjykatës në Hagë!!! Faleminderit Zot, që ma dhe durimin me e përballu stresin e presionit që m’u shkaktua kur po votohej Gjykata Speciale. Faleminderit që ma dhe guximin që t’iu qëndrojë fort bindjeve të mija të familjes, farefisit dhe shoqërisë sime. Faleminderit të gjithë atyre që më mbështeten e më përkrahen në ato ditë torturuese që më besuan dhe më dhanë kurajo kur vendosa të votojë kundër kësaj gjykate që sot po e përdhosë gjakun e sakrificën e popullit tim”, ka shkruar Musliu në Facebook.
Ajo ka thënë se e ka ndërgjegjen e pastër që s’e ka votuar Ligjin për themelimin e Gjykatës Speciale.
“Sot edhe pse ndërgjegjen e kam të pastër, shpirti im është rënduar nga dhimbja për CALIN dhe për veprën sublime të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për KRYEVEPRËN E HISTORISË SONË KOMBËTARE. Lavdi e përjetshme luftës së CALIT dhe UÇK-së!”, ka shkruar Musliu.
Sipas saj ata që kanë deponuar në Hagës dosje kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do t’i përcjellë marrja edhe pas vdekjes. “Sot zemrat e popullit tënd rrahin për ty Cali! Faleminderit qe luftove për mbrojtjen e popullit dhe çlirimin e Kosovës! Ata/ato qe deponuan dosje në Hagë kundër çlirimtarëve marrja do ti përcjell edhe pas vdekjes! Ti je veç një çlirimtar!”, ka shkruar Musliu në Facebook.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Fushë-Kosovë, imami Ismaili sulmohet fizikisht pranë xhamisë

Rama takohet me Vuçiqin e Kovaçevskin në Veronë në kuadër të “Ballkanit të Hapur”

Buleshkaj: Vitin e kaluar APK-ja pati rekord të dërgimit të rasteve në Prokurori

24 vjet nga vrasja e 86 civilëve në Kralan të Gjakovës

Sot mbahet marshi për drejtësi

Mot kryesisht i vranët të dielën në Kosovë

Aeroporti detyron nënën vetushqyese që kundërligjshëm të punojë natën

Lista Serbe kërcënon me “kryengritje”

Veprime të zbehta të Qeverisë për ulje të varfërisë

Sveçla: I arrestuari në veri, pjesë aktive e strukturës kriminale

Avokatët: Thaçi e të tjerët duhet të mbrohen në liri
