Arbëri

Mirënjohje dhe nga një orë dore për pensionistët e arsimit për nder të 7 Marsit

 

​Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës për nderë të 7 Marsit - Ditës së Mësuesit dhe shkollës shqipe, ka organizuar ceremoninë festive të ndarjes së mirënjohjeve pensionistëve të arsimit nga e tërë Kosova.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha se këto mirënjohje janë në shenjë respekti për këta pishtarë të dijës të cilët patën ditë të lumtura por edhe ditë me plot sfida në arsim.