Të mërkurën do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim të Kosovës në Bashkim Evropian.
Presidenca e Kosovës ka bërë të ditur se ceremonia do të mbahet në ora 11:00, ndërsa do të nënshkruhet aplikimi nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryekuvendari Glauk Konjufca.
Po ashtu është thënë se pas takimit do të ketë konferencë për media.