Arbëri

KFOR: E vetmja rrugë drejt paqes është që Beogradi e Prishtina t'i zgjidhin çështjet me dialog

 

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, të martën ka deklaruar se e vetmja rrugë drejt paqes së qëndrueshme është që Beogradi dhe Prishtina t'i zgjidhin çështjet e tyre përmes dialogut dhe të arrijnë një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve.

KFOR-i ka potencuar se është e rëndësishme të shmanget çdo përshkallëzim i ri dhe kjo çështje të zgjidhet në mënyrë paqësore, sepse sipas KFOR-it, dhuna nuk ka vend në rajon.