Politikania serbe, Rada Trajkoviq ka bërë të ditur se të dielën ka marrë kërcënime, të cilat u janë dërguar edhe fëmijëve të saj.
Në një postim në Twitter, Trajkoviq thotë se vendndodhja e atyre që i kanë dërguar kërcënimet është identifikuar, pa dhënë më shumë detaje.
“Le të shkruhet këtu: përgjegjësia e plotë për sigurinë e familjes sime dhe të times është presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq”, ka shkruar ajo.
Trajkoviq, i ka thënë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq të dielën, se kot tenton ta trembë.
Trajkoviq ka thënë se ajo është në anën e duhur dhe se serbët në Kosovë duhet t’i heqin qafe kriminelët.
Trajkoviq së fundi është emëruar këshilltare e ministrit të ri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq.