Arbëri

AGK: Gazetarët vazhdojnë të rrezikohen gjatë raportimeve në veri të Kosovës

 

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar të shtunën duke shprehur shqetësim për rrezikun që po u kanoset gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve që po raportojnë nga veriu.

“Gjatë orëve të vona të ditës së sotme, në ndërkohë që po raportonin për situatën në veri, një eksploziv shpërtheu fare pranë ekipit të RTV Dukagjinit. Përgjatë raportimit të drejtpërdrejtë të gazetares, Doruntina Bylykbashi, shihet dhe dëgjohet shpërthim i madh”, thuhet në reagimin e AGK-së.