Arbëri

Krasniqi: Qeveria u dorëzua para bandave kriminale

 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka quajtur dorëzim të Qeverisë para bandave kriminale në veri të Kosovës, mosorganizimin e zgjedhjeve, siç ishte paraparë për 18 dhjetor, dhe shtyrjen e tyre për në 23 prill të vitit të ardhshëm.

Të shtunën, presidentja Vjosa Osmani njoftoi për shtyrjen e zgjedhjeve, pas një takimi me përfaqësues të partive në vend. Ajo arsyetoi vendimin me një raport të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, të cilin nuk e ka bërë publik.