Arbëri

Osmani takohet me Melonin, diskutojnë për kapituj të rinj të bashkëpunimit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në Tiranë me kryeministren e re të Italisë, Giorgia Meloni.

Osmani ka shkruar në Twitter se me Melonin kanë diskutuar për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit.

“Mbështetja dhe përkushtimi i vazhdueshëm i Italisë për avancimin e procesit të integrimit të Kosovës në BE ka rezultuar i paçmueshëm. Në Tiranë pata kënaqësinë të takoj kryeministren, Giorgia Meloni, me të cilën diskutuam mbi marrëdhëniet tona të forta dypalëshe dhe gatishmërinë për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi”, ka shkruar Osmani.

Osmani ka qëndruar këto ditë në Tiranë ku ka përfaqësuar Kosovën në samitin “BE-Ballkani Perëndimor” që është mbajtur atje.