Arbëri

Barani: Shqiptarët në veri janë të shqetësuar

 

Situata në Mitrovicën e veriut aktualisht raportohet se është e qetë. Gjatë të mërkurës nuk është parë ndonjë incident, ndryshe nga një ditë më parë ku pati një mori shpërthimesh.

Kryetari i KMLDNJ-së në Mitrovicë, Halit Barani, ka treguar se ka qenë vetë dëshmitar të martën kur janë hedhur granatat, ndërsa shprehu shqetësim.