Arbëri

Jabllanoviq: Gati të shtyhen zgjedhjet në veri

 

Kandidati për kryetar të komunës së Leposaviqit, Aleksandar Jabllanoviq, ka paralajmëruar të mërkurën mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve në veri të Kosovës, por se kjo nuk mund të parashikohet sepse, siç tha ai, pushteti në Prishtinë është i paparashikueshëm.

Jabllanoviq, në emër të Partisë Serbe të Kosovës (PKS), kandidoi për pjesëmarrje në zgjedhjet e planifikuara për 18 dhjetor në Leposaviq.