Është ndarë nga jeta në moshën 79-vje[are intelektuali prizrenas dhe inxhinieri i hidroteknikës, Galip Hoda.
Inxhinieri i shquar prizrenas, gjatë veprimtarisë së tij profesionale ishte pjesëmarrës i shumë projekteve të rëndësishme në Kosovë, sikurse projekti i Liqenit të Radoniqit, projekti i Hidrocentralit të Fierzës dhe projektet tjera.
Galip Hoda ka qenë Drejtor i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit "Hidroregjioni Jugor" në Prizrenit, ndërsa në një periudhë të mëvonshme, ka qenë edhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të kësaj ndërmarrjeje publike.
Galip Hoda ishte edhe aktivist në sport. Ai shërbeu si sekretar gjeneral dhe anëtar i Klubit Futbollistik "Liria".