Lajçak: S’kemi kohë për të humbur, të rikthehen diskutimet për normalizim të marrëdhënieve

Lajçak: S’kemi kohë për të humbur, të rikthehen diskutimet për normalizim të marrëdhënieve
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se është i lumtur që ka ardhur në Prishtinë dhe jo për t’u marrë me kriza.
Ai ka thënë se që nga qershori kanë qenë në krizë të vazhdueshme duke vendosur vazhdimisht afate.
Lajçaku ka thënë se duhet të investojnë kohën në diskutime dhe sipas tij, kjo është arsyeja pse ka ardhur në Kosovë.
Ka thënë se duhet të rikthehen diskutimet për normalizim të marrëdhënieve dhe hapat e ardhshëm në proces.
“Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë momentum dhe jemi duke punuar për takimet në nivel të lartë brenda pak javësh. Nuk kemi kohë për të humbur. Gjithashtu kemi folur edhe për situatën në veri. Po ashtu edhe për çështjen e energjisë”, ka thënë ai.
Ai tutje ka thënë se nuk mund ta japë afate se kur mund të arrihet marrëveshja mes dy vendeve dhe se kjo varet nga angazhimi dhe puna e Kosovës dhe Serbisë.
Lajçak u shpreh më pas nëpërmjet Twitterit se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe planet për të ardhmen ishin ndër temat që u diskutuan me kryeministrin Kurti.
“Shfrytëzuam takimin tonë edhe për të diskutuar rreth situatës në veri dhe energjinë”.
Lajçak mbërrin në Qeveri për takim me Kurtin
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka mbërritur në ndërtesën e Qeverisë ku do të pritet nga kryeministri, Albin Kurti.
Lajçak ka qëndruar një ditë më herët në Serbi, ku është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Në takim, Vuçiq ka thënë se ka kërkuar nga Lajçaku zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin.
Nuk është paralajmëruar nëse do të ketë konferencë për media pas takimit.
Lajçaku sot në Kosovë
Kryeministri, Albin Kurti, do të takohet sot (e martë) me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Takimi do të mbahet me fillim nga ora 09:00.
Lajçak gjatë të hënës së 5 dhjetorit ishte në Serbi, ku u takua me presidentin e serb, Aleksandër Vuçiq.
Ai ka thënë se me Vuçiqin ka diskutuar për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë, por edhe për tema të tjera, përfshirë edhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucione.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Dy të vdekur nga COVID-19 të martën

Përmbyllet dëshmia e parë në rastin e Pjetër Shalës në Speciale

Listës esenciale do t’i shtohen edhe 60 lloje të barnave

Osmani e Kurti nga Izbica e quajnë Serbinë shtet gjenocidal

Rreth 1700 ankesa ndaj policëve në vitin 2022

Abdixhiku: Dorëheqja e Haxhiut, domosdoshmëri

Rreth gjysmë milioni euro do të kushtojë organizimi i zgjedhjeve në veri

24 vjet nga masakrat në Izbicë e Podujevë

Parashikimi i motit

Sallahu flet për zjarrin në Institutin e Mjekësisë Ligjore

Sallahu: Kundër Ligjit për KPK-në ishte vetëm opozita, po do që ta mbajë të kapur sistemin
