Arbëri

Tërheqja e Arsenijeviqit rrezikon mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore

 

Është tërhequr nga gara kandidati i vetëm serb për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Aleksandar Arsenijeviq, i cili ka thënë se këtë vendim e mori sipas vullnetit të tij të lirë.

E në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u tha se procesi zgjedhor në katër komunat e veriut, që do të mbahet më 18 dhjetor, është duke u rrezikuar nga strukturat paralele të Serbisë.