Arbëri

Ministri Peci autorizoi jashtëligjshëm kryeshefin e APK-së që të përdorë veturën zyrtare

 

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, në kundërshtim me vendimin e Qeverisë për përdorimin e veturave zyrtare, i ka lëshuar autorizim për një vit zëvendëskryeshefit të APK-së, Bekim Hoxha. Edhe pse vendimi i Qeverisë parasheh që autorizimet të mos lëshohen më shumë se për 72 orë, ministri Peci e ka arsyetuar këtë duke thënë se vetura është dhënë në shfrytëzim për mbrojtjen dhe parandalimin e prerjeve të pyjeve.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka dalë kundër vendimit të Qeverisë Kurti, për ta privilegjuar zëvendëskryeshefin e Agjencisë së Pyjeve, Bekim Hoxha.

Më 6 janar të këtij viti, Peci ka lëshuar autorizim për përdorim të veturës zyrtare për një vit për zëvendëskryeshefin e APK-së.