Arbëri

Gexha zotohet për angazhim që gratë e vajzat të mos ndihen të pasigurta

Ushtruesja e detyrës së ministres të Shëndetësisë, Dafina Gexha, ka thënë se është e tronditur me vrasjen e shtatzënës në oborrin e QKUK-së mbrëmjen e së mërkurës.

Gexha u ka bërë thirrje organeve që të merren me rastin.

“E tronditur, sa mezi po shkruaj, shpreh indinjatën më të thellë për këtë rast makabër. Ju bëjë thirrje organeve relevante që të veprojnë pa kompromis. Familjarëve e të afërmve ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Qëndroj pranë e solidarizohem edhe me punonjësit shëndetësor e gratë e shtruara në këtë klinikë që ky akt makabër i ka tronditur”, ka thënë ajo.

Gexha ka deklaruar se do të angazhohet me të gjitha forcat që gratë e vajzat të mos ndihen të pasigurta.

“Si një grua dhe nënë e dy vajzave, si mjeke, nuk dua që ato e asnjë grua e vajzë tjetër të ndihen të pasigurta në shoqërinë tonë. Për këtë do të angazhohem me të gjitha forcat që kam”.