Arbëri

Çitaku i reagon Kurtit për vizat: Kontributi yt nis e përfundon me gazin lotsjellës

 

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, deklaroi se kontributi i kryeministrit Albin Kurti, për çështjen e liberalizimit të vizave, nis dhe përfundon me gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Ajo shkroi në Facebook, pasi kryeministri Kurti bëri të ditur vendimin e ambasadorëve të Bashkimit Evropian, që t’i japin Kosovës dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave. Kurti u shpreh se vendimi i BE-së erdhi si “njohje dhe konfirmim i përkushtimit tonë për sundimit e ligjit, luftën kundër korrupsionit, forcimin e kontrollit kufitar dhe menaxhimin e migrimit”.