Arbëri

Kryeministri Kurti sot në interpelancë

Descriptive Text

Kryeministri Albin Kurti do të jetë përballë deputetëve të mërkurën, sot, në interpelancën e ftuar për “masat urgjente të Qeverisë në raport me situatën e krijuar në vend”.

Seanca plenare pritet të nisë në orën 11:30.

Interpelanca është ftuar nga opozita pas situatës së krijuar në veri, për shkak të targave ilegale të lëshuara nga Serbia.

Javën e shkuar u arrit pajtim mes dy shteteve që Kosova të mos i gjobisë ata që mbajnë targa ilegale të veturave, ndërsa që Serbia të mos lëshojë më targa me akronime të qyteteve të Kosovës. Pajtimi u arrit dy ditë pasi dështoi takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Kurti pati thënë se pajtimi dështoi për shkak se ndërmjetësit nga Bashkimi Evropian kanë hequr nga lista e diskutimeve pikën që të trajtohet edhe arritja e marrëveshjes përfundimtare. Ndërkaq në pajtimin e arritur më vonë, në deklaratën e BE-së u përmend se “palët janë pajtuar me masat për të evituar eskalimet dhe për t’u koncentruar në çështje urgjente, në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve, siç është prezantuar këtë shtator nga BE-ja dhe i mbështetur nga Franca dhe Gjermania”.