Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se nuk mund të diskutohen propozime të reja për Kosovën, pa u zbatuar marrëveshjet e arritura në Bruksel, ndër të tjera themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka njoftuar televizioni serb “RTS”.
Bërnabiq i ka thënë këto fjalë gjatë takimit me kryeministren e Francës, Elisabeth Borne. Ajo ka demantuar deklaratat e presidentit të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, i cili tha sot në Shkup se propozimi franko-gjerman është pranuar.
“Prishtina duhet të fillojë me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, kjo është pikënisja para së gjithash. Së dyti, nëse marrëveshja nuk zbatohet dhe Prishtina nuk i përmbush obligimet e saja me Marrëveshjen e Brukselit, atëherë nuk e di kush do të garantojë ndonjë m,arrëveshje tjetër”, ka thënë Bërnabiq.
Ajo ka thënë se është me rëndësi të themelohet Asociacioni, e serbët të kthehen në institucione të Kosovës.
“Të kemi hapësirë dhe stabilitet shtesë për të diskutuar disa propozime tjera, për ta vazhduar dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës”, tha Bërnbviq.
-
Bërnabiq-Kurtit: Tash e 10 vjet po e presim themelimin e Asociacionit
-
Bërnabiq: Besueshmëria e BE-së qëndron në zbatimin e Asociacionit
-
Bërnabiq: Asociacioni, kusht i të gjitha kushteve
-
Bërnabiq: Do të këmbëngulim për Asociacionin, Kurti po e dobëson pozicionin
-
Bërnabiq: Përgjegjësitë e Asociacionit janë përcaktuar më 2015-n