Organizata Joqeveritare “Dita” në Prishtinë, ka zbukuruar një pjesë të sheshit nëpërmjet punës së dorës. Një organizatore e kësaj pune, Dita Zeneli, deklaroi për emisionin “SOT” të KTV-së se falë organizatës dhe anëtarëve, zbukurimet e punuara, kanë bërë që festa e 28 Nëntorit të jetë më madhështore.
“Fëmijët e bëjnë më madhështore këtë festë. Ata janë që me të vërtetë japin atdhedashuri. Kjo është krenaria jonë që mund ta kemi dhe ta ndjejmë gjatë ditëve të festë”, deklaroi Zeneli.
Sipas saj, festa e 28 Nëntorit gjithmonë festohet me hare dhe nga viti në vit, “shohim diferencën e organizimit”.
“Kjo është kënaqësi shumë e madhe, e sa për atdhedashuri, s’ka pasur asnjëherë dallim”, shtoi ajo.