Arbëri

Berisha sqaron arsyen pse lëshoi Kuvendin kur foli Rama

Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli nga salla e Kuvendit ku po qëndronin deputetë e përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Nga kjo mbledhje e organizuar për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Berisha u largua kur nisi të mbante fjalim kryeministri Edi Rama.

Ai rrëfeu para mediave pse mori këtë veprim.

“Fakti që u largova nga Parlamenti, u largova për të përfaqësuar kombin shqiptar, të gjithë qytetarët e Kosovës që ndjehen të tradhtuar nga një kryeministër shqiptar. U largova për t’i përfaqësuar ndjenjat e dhjetëra-mijëra familjeve shqiptare që kanë humbur familjet e tyre nga barbaritë serbe, dhe Edi Rama prej katër muajsh, nuk lejon votimin e rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë”, tha Berisha.