Arbëri

Stano: BE-ja ka thënë vazhdimisht, duhet respektuar marrëveshjet e arritura në dialog

 

Zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme, Peter Stano, ka thënë se marrëveshja e arritur të mërkurën mbrëma, nuk është fundi i procesit të dialogut, por fillimi i punës dhe se synimi është të arrihet sa më shpejt normalizimi i plotë i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Stano ka thënë se BE-ja ka pasur kërkesë bazë që serbët e Kosovës të kthehen në institucione, e po ashtu të respektohen gjitha marrëveshjet e arritura në dialog, duke përfshirë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.