Arbëri

Gruevski do zgjedhje të reja, Zaevi ia kujton se edhe ai e pranoi platformën shqiptare

 

Partia maqedonase VMRO-DPMNE i ka bërë thirrje të shtunën Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM) dhe liderit të kësaj partie Zoran Zaev që të pranojë shpalljen e zgjedhjeve të lira, në mënyrë, siç thuhet, të paraqesin edhe votimin për “platformën e Tiranës”.

“Qytetarët nuk kanë votuar për platformën e Tiranës në zgjedhjet e dhjetorit. Kjo ose cilado qoftë platformë e bërë në ndonjë vend tjetër nuk mundet dhe nuk duhet të jetë kusht për formimin e qeverisë në Maqedoni”, ka bërë të ditur VMRO-DPMNE, transmeton MIA.