Arbëri

MASHTI shkëput Kontratën Kolektive me mësimdhënësit, SBASHK-u paralajmëron padi

 

Ministria e Arsimit ka shkëputur Kontratën Kolektive me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, e cila ishte nënshkruar në vitin e kaluar nga Qeveria Hoti.

Kontrata që parasheh kompensimin e shujtës, mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit, e shpërblime jubilare për mësimdhënësit vlerësohet si antikushtetuese nga Ministria.