Arbëri

Kurti: Korrigjimi i gabimit të Borrellit është i domosdoshëm

Foto: KOHA
 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është i domosdoshëm korrigjimi i gabimit të shefit të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, sa i përket takimit të së hënës në Bruksel, ndërmjet tij dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kurti ka thënë se Borrelli bëri gabim duke e braktisur bisedën për korrigjim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë, e duke u munduar të gjendet vetëm një zgjidhje për targat.