Nagavci: Procesi i përzgjedhjes së rektorit transparent e i bazuar në meritokraci

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Tekonoligjisë, Arbërie Nagavci, ka vlerësuar se procesi i përzgjedhjes së rektorit të ri të Universitetit të Prishtinës (UP), Qerim Qerimi, ka qenë transparent dhe i bazuar në meritokraci.
“Për herë të parë kemi krijuar një praktikë që do të transformojë rrënjësisht mënyrën e zgjedhjes së rektorit si dhe mbarëvajtjen e punës në Universitetin e Prishtinës. Vetëm një rektor i zgjedhur në këtë formë do të jetë në gjendje të ndërkombëtarizojë UP-në, të garantojë: hapjen e pozitave të reja për staf akademik të mirëpërgatitur, të zbatojë një reformë strukturore të rekrutimit të stafit elitar akademik për secilën pozitë të lirë në UP, që aktualisht mbahen ‘peng’ kundërligjshëm”, ka shkruar Nagavci.
